Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmijët që s’kanë prekur kurrë punë shtëpie me dorë rriten të papërgjegjshëm

Ka një arsye që fëmijët tuaj janë të prirur për shpërthime emocionale kur ju i kërkoni atyre për të bërë një punë shtëpie? Në fund të fundit, kush fëmijë dëshiron të kalojë 20 minuta me duart në ujë duke larë pjatat ku keni ngrënë një ëmbëlsirë (s’po themi tenxheren ku keni gatuar) në vend që të shohë filmat vizatimorë të preferuar, të luajë në laptopë apo thjesht të mos prekë gjë me dorë? Por në vend që të shmangni lotët dhe të lani gjithçka vetë, duhet të mbani vendin tuaj. Pse? Rezulton se fëmijët që bëjnë punë shtëpie rriten për të qenë më të suksesshëm.

“Duke i “detyruar” ata të bëjnë punë që në vegjëli (normalisht detyra përshtat me moshën e tyre) i ndihmoni të kuptojnë e të njohin konceptin e përgjegjësisë, punës në grup e ndarjes së detyrave.” Kështu shprehet Julie Lythcott-Haims, ish-dekane në Universitetin e Stanfordit dhe autore How to Raise an Adult! Lythcott-Haims gjithashtu ka folur edhe rreth hulumtimit të saj, të cilin e bazoi në një studim të Harvardit, i cili është studimi më i gjatë i kryer ndonjëherë.

“Nëse fëmijët nuk i palosin vetë rrobat, apo nuk i rregullojnë vetë lodrat në vendin e tyre, kjo do të thotë që dikush tjetër e bën këtë për ta”, tha Lythcott-Haims gjatë fjalimit të saj TED. “Dhe kështu ata janë të ‘liruar’ jo vetëm nga ideja e punës, por nga të mësuarit se puna duhet të bëhet dhe se secili prej nesh duhet të kontribuojë për përmirësimin e tërësisë”. Ajo gjithashtu beson se fëmijët që rriten duke bërë punë do të jenë punonjës më të aftë, të cilët kanë aftësi për të bashkëpunuar me kolegët, do të jenë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe mund të marrin detyra në mënyrë të pavarur. /Familja Jone

Burimi: Super Gratë

Youtube

Arkiva

Kategoritë