Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Xeni largohet nga muzika për vitin 2022 për shkak të një intervenimi kirurgjik

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka lajmëruar se do të largohet nga muzika për vitin 2022 për shkak të problemeve shëndetësore.

Në njoftimin e tij thuhet se, pas intervenimit kirurgjik, në konsultim me mjekun, ka vendosur për tërheqjen e përkohshme nga ky profesion.

Megjithatë, Xeni paralajmëron nuk do të jetë largim i përhershëm nga muzika.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, dashamirë dhe adhurues të  këngës sime, pas shumë vite së bashku në shumë koncerte,albume,ahengje familjare dhe aktivitete të ndryshme muzikore,duke i qëndruar besnik këngës popullore, edhe ne kohë të vështira ku aktivitetin muzikor e kishim të ndaluar, dua të ju falëderoj për  përkrahjen e pa ndalshme në kohë dhimbje dhe gëzimi.

Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme, nuk do të isha Xeni që jam sot. Të gjitha të arriturat i konsideroj si vlerë të përbashkët.

Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pase, ne konsultim me mjekun,kam vedosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mija muzikore.

Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite.

Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë.Do i madhi zot,e me kënaqësi do ngjitem prap ne skene, duke këndu këngën e mirfilltë shqipe deri në frymën e fundit.

I juaji,

Shkelzen Jetishi – Xeni

Youtube

Arkiva

Kategoritë