Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja ç’duhet të bëni që të mos ju acarohen buzët dhe fytyra gjatë dimrit

Ndryshimi i temperaturave, kequshqyerja apo pirja e duhanit janë disa nga faktorët që ndikojnë drejtpërsëdrejti në fytyrën tonë. Në mënyrë që të shmangi efektet e dëmshme të tyre gjatë dimrit, po ju rendisim disa këshilla.

Së pari duhet te keni parasysh, ta pastroni lëkurën tuaj butësisht. Gjatë gjithë vitit, por sidomos në dimër, është thelbësore të siguroni nivele konstante hidratimi për lëkurën. Megjithatë, gjithçka varet nga temperaturat e jashtme të vendit ku jeton. Nëse temperaturat janë më të larta se 10 gradë, nuk ka problem, por nëse janë më të ulëta duhet të bëni kujdes.
Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ujit, e cila nuk duhet të jetë asnjëherë shumë e ftohtë, por jo shumë e nxehtë. Për këtë arsye nuk rekomandohet që të kujdeseni për pastrimin e fytyrës në dush sepse temperatura e ujit të përdorur në dimër është shpesh e lartë dhe dëmton lëkurën.

Pas fazës së pastrimit, vjen ajo e hidratimit. Këshillohet që gjatë ditës, të përdorni sa më shpesh kremra hidratues. Edhe pse ndodhemi në stinën e dimrit dhe rrezet e diellit nuk janë edhe aq të forta, dermatologët këshillojnë përdorimin e kremrave kundër diellit,sepse në rrezet depërtojnë lëkurën tuaj,stimulohet melanina dhe plakja e lëkurës.

Për shak të Covid-19 të gjithë jemi të detyruar të mbajmë maska,teksa ekspertët këshillojnë maska pambuku, pasi ato sintetike acarojnë lëkurën tuaj. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, mos neglizhoni zonën e syve dhe buzëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë