Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Omicron “i shpëton” Testeve Të Shpejta – Këshillat e Ekspertëve Për T’u Mbrojtur Nga Infektimi

Në një kohë që ekspertët thonë se varianti Omicron i koronavirusit do të bëhet mbizotërues, tamponët e shpejtë antigjenik rrezikojnë të bëhen të padobishëm.

Ky është paralajmërimi që bën profesori italian Guido Rasi, i cili ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

“La Stampa” shkruan sot se sipas profesorit, mutacioni i ri i virusit Sars-CoV-2 duket se mund t’i shpëtojë më shpesh testeve diagnostikuese më të përdorura gjerësisht sot nga qytetarët, pra testeve të shpejta.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

Rasi vuri theksin edhe te fakti që tamponët e shpejtë antigjenikë janë “të pandjeshëm” për ta kapur praninë e virusit dhe për këtë arsye jo të besueshme.

Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “fals negative”, që do të thotë se testi del me përgjigje negative, por personi ndërkohë është i infektuar./Burimi:Panorama

Youtube

Arkiva

Kategoritë