Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Të enjten parashihet një mot më i ftohtë

IHMK bën të ditur se të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

“Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.

Youtube

Arkiva

Kategoritë