Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Greva e punonjësve shëndetësorë, Syla: Mesazhi i fundit për qeverinë Kurti, të ulemi dhe të bisedojmë për Ligjin e pagave

Kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, në një paraqitje para mediave në Kosovë tha se sot punonjësit shëndetësorë kanë mbajtur grevë me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

Syla tha se greva është respektuar në të gjitha nivelet e shëndetësisë, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente.

“Të gjitha nivelet i janë përgjigjur grevës dhe kjo tregon unitet për kërkesat tona legjitime… Nuk kemi pas incidente, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente dhe nuk është lënë pas dore asnjë rast emergjent”, tha ai.

“Neve edhe njëherë po i dërgojmë një mesazh kryeministrit Kurti që sot nga ora 15:00 të mendoj prapë, ne jemi këtu çdo ditë që të na ftojë për një takim për Ligjin e Pagave”, tha ai.

Syla tha se përveç që kanë mbështetje nga sindikatat tjera në vend, kanë marrë mbështetje edhe Federata sindikale e punëtorëve shëndetësorë të Finlandës, Komiteti ekzekutiv i sindikatave publike, që ka dërguar edhe notë protestë për Qeverinë e Kosovës.

“Për ne si Sindikata kjo është e mirë por jo edhe për shtetin”, tha ai.

“…mesazhi i fundit për qeverinë Kurti që të ulemi dhe të bisedojmë. Mos të na detyrojnë të bëjmë veprime që nuk i dëshirojmë. Por nëse ju keni vendos të ketë trazira sociale është çështje e juaja… ne do ta ruajmë shtetin e Kosovës që është ndërtuar me mund e gjak.. nuk ka politikë këtu…nëse kemi politikë brenda nuk mundet me pas politikë jashtë”, tha Syla. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë