Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Reagon dentisti Feim Haliti, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj 33-vjecares nga Zvicra

Një grua 33-vjecare e ka akuzuar dentistin Feim Haliti, duke thënë se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht.

Personi në fjalë kishte shkuar në ordinancën ku punon doktori për kontrolle të dhëmbëve, ku, sipas saj, ka ndodhur ngacmimi.

33-vjeçarja nga diaspora pretendon se fillimisht i ka treguar atij se ka shumë frikë, por që dentisti në fjalë i është shprehur: Nuk është problem, unë ditën ta bëjë dy minuta, më ke mua aty.

“Shkova bëra një konsultë të dentisti. Në takimin e parë më priti shumë mirë dhe u tregu i sjellshëm. Kur shkova pastaj, fillum me i ndreq dhëmbët. Dentisti ja nisi duke ma kërkuar Snapchatin, kjo ishte hera e parë kur filloi të më ngacmonte”, tregoi ajo fillimisht në emisionin “Shqipëria Live”, derisa shtoi se kur e ngacmoi për herë të dytë i tha: “mi hupe mendët”.

Sipas Gashit, kur ka përfunduar dhëmbët, Fehim Haliti i “Dent Fix” i ka thënë se e kishte hutuar dhe kishte harruar t’i vendoste cement.

“Teuta mi ke humb mend kam harru me përdor cement”, thotë ajo.

33-vjeçarja tregon se e ka denoncuar në Polici, por që dosja e saj nuk u pranua si denoncim.

Tutje, Teuta Gashi thotë se Fehim Haliti ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta takuar, derisa zbulon se ia ka ofruar 15 mijë euro për të mos e bërë publike këtë gjë.

“Doktori ka ardh në Zvicër, dhe m’ka thirr ne telefon për me dal. Ai m’ka thënë si nuk me dole ne takim. Ai mi ka ofruar 15 mijë euro që mos të flas ne media dhe polici këtë çështje. Më ka bo shumë dëme. Do ta ndjeki deri në fund”, tha ajo.

Por ndaj këtyre akuzave ka reaguar vet Haliti përmes një postimi në faqen zyrtare të “Dent Fix” në Facebook. Ai ka thënë se deklaratat e Gashit janë shpifje dhe dashakeqe me qëllim për të dëmtuar imazhin e ordinancës.

“Pavarësisht përpjekjeve të ulëta të ndonjë dashakeqi-je që përpiqet të na dëmtojë imazhin nëpërmjet shantazhit e shpifjeve, klinika jonë, vazhdon të jetë lider në shërbime dhe profesionalizëm”, thuhet në reagimin e Halitit.

Ai gjithashtu bën të ditur se personin në fjalë do ta padisë për shpifje. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë