Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dhimbja e shpinës ndikon në këto probleme të tjera shëndetësore; Mos e neglizhoni

Shpesh nga qëndrimi ne oraret e zgjatura të punës kemi dhimbje shpine. Me kalimin e viteve kjo dhimbje sa vjen dhe shtohet dhe ndikon në pjesë të tjera të trupit si p.sh:

1.Dhimbja e shpinës shoqërohet me dhimbjet e këmbëve

Nëse keni dhimbje që fillon nga shpina apo kurrizi, vazhdon tek këmbët dhe përfundon tek gishtat, mund të jetë shenjë e acarimit të fijeve nervore. Ndodh që gjendja të përmirësohet vetvetiu, megjithatë nuk përjashtohen as rastet kur mund të shkaktojë mpirje, dobësi të muskujve dhe dhimbje të vazhdueshme …kush do t’i donte? 90% e njerëzve që shfaqin këto simptoma zakonisht nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë ka edhe disa procedura joinvazive, si masazhi, fizioterapi, aplikimi i nxehtësisë etj ,që mund t’i lehtësojnë këto simptoma.

2. Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me ekuilibrin

Ndërkohë që kalojnë vitet, fillon të rritet edhe rreziku për pësimin e frakturave të lidhura me osteoporozën. Prandaj, nëse keni dhimbje shpine dhe duket sikur keni probleme me ekuilibrin, duhet të konsultoheni me një mjek.

3.Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me zorrët ose fshikëzën e urinës

Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e urinës dhe mpirjen e ijëve. Këto simptoma mund të paralajmërojnë për sindromën e bishtit të kalit (sindroma cauda equina), një gjendje e rrallë që ushtron shumë presion tek nervat në fund të shtyllës kurrizore, ku lidhet me organet e legenit./Shëndeti.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë