Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Grabitje e armatosur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, sulmohet automjeti që bartte paratë e bankave

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Parallovë, ku disa persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri një automjet që bartte paratë e bankave.

Lajmin për këtë grabitje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Telegrafin.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, deklaroi ai.

Tutje, Hashani bëri të ditur se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë