Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëm një i infektuar me COVID në Gjilan e shpreh vullnetin të votojë

Mbi 190 gjilanasve të cilët për arsye shëndetësore dhe të tjera nuk mund të shkojnë fizikisht në qendra votimi do t’ju mundësohet të ushtrojnë të drejtën e votës falë angazhimit të shtatë ekipeve mobile. Nga pesë persona të cilët janë të infektuar me COVID-19, vetëm një person ka shprehur dëshirën që të votojë.

Kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani, thotë për KP se procesi i votimit ka filluar në kohë në gjitha qendrat e votimit.

“Të gjitha qendrat e votimit janë raportuar se vendvotimet janë hapur pa asnjë problem. Kështu që procesi i votimit tani veç ka filluar”, thotë ai.

Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 100 mijë qytetarë, ndërkaq janë shtatë ekipe mobile të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve gjatë ditës së sotme të votojnë nga shtëpia dhe spitali.

“I kemi shtatë ekipe mobile të cilat të ofrojnë 195 votuesve të cilët për shkaqe shëndetësore dhe arsyeje të tjera nuk mund të dalin nga shtëpia për të votuar dhe u është mundësuar që e drejta e tyre e votës përmes ekipeve mobile… nga pesë persona të cilët janë të infektuar me COVID, dëshirën për të votuar e ka shprehur vetëm një person”, shton ai.

Ai ka konfirmuar se menaxherët e shkollave nuk kanë të drejtë prononcimi për media, gjë që është ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në komunën e Gjilanit janë 34 qendra të votimit në 126 vendvotime.

Youtube

Arkiva

Kategoritë