Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Libri i javës: ” Ditari i Nënës”

Këtë javë Libraria Dukagjini na propozon librin “Ditari i Nënës” nga Albiona Bestelica Beha.

Ditari i Nënës është një libër i ri, me një përmbledhje të bukur me informata për periudhën më të bukur të jetës, për shtatzëninë dhe të qenurit nënë. Ky ditar i përcjell nënat e reja përgjatë periudhës së shtatzënisë duke i udhëzuar për hapat drejt një shtatzënie sa më të mirë.

Në këtë libër gjeni 14 kapituj, që përmbajnë këshilla,udhëzime dhe informacione të ndryshme siç janë disa pika më poshtë:

1. Hapat që duhet t’i ndiqni para shtatzënisë:

– Vizitoni gjinekologun për gjendjen tuaj shëndetësore.

– Mos përdorni medikamente pa rekomandimin e mjekut.

– Shmangni stresin dhe qëndroni aktiv.

2. Shenjat e shtatzënisë dhe si ta kuptoni që jeni shtatzënë:

– Mungesa e ciklit menstrual.

– Mund të keni të vjella dhe marramendje.

– Mënyra më e lehtë për të kuptuar se a jemi shtatzënë është një test i thjeshtë i urinës. Në rast të rezultatit pozitiv, duhet t’i drejtohemi mjekut familjar/gjinekologut.

3. Tremujori i parë:

-Tre mujori i parë fillon me disa ndryshime tek ju duke filluar nga çrregullimet në stomak, të vjellat,

trullosje, dhimbje koke, shtimi në peshë, shpeshtimi i nevojës për toalet.

4. Tremujori i dytë:

– Tre mujori i dytë sjell ndryshime të reja tek ju siç janë: shtimi afër 500gr në javë, mund të ndjeni lëvizjen e frytit tuaj në bark, zemra juaj rrah më shpesh, lëkura ne barkun tuaj mund të fillon të çahet, mund të keni dhimbje në shpinën tuaj etj.

5. Metodat për lehtësimin e shqetësimeve të zakonshme gjatë shtatzënisë:

Mos qëndrimi në këmbë për periudha të gjata,pushimi i shpeshtë,konsumim sa më i madh i lëngjeve dhe ujit, ngrënia e frutave, ushtrime të lehta fizike dhe gjatë gjumit preferohet të flihet në krahun e majtë.

6. Shenjat e lindjes:

– Rritja e shtrëngimeve të barkut, rritja e dhimbjeve të shpinës, rritja e presionit në legen, rritja e sekrecioneve vagjinale, zbutja e mitrës, zhdukja e shtresës së mukozës.

7. Periudha e pas lindjes :

– Vendosja e foshnjës në gjoksin tuaj në mënyrë që ai të pushoj , mbulojeni foshnjën me një batanije, fillimi i gji dhënies në mënyrë sa më të kujdesshme dhe të përshtatshme për foshnjën.

Pjesa më e bukur e këtij libri është mundësia e ruajtjes së shumë momenteve të bukura nga shtatzënia, lindja dhe pastaj foshnja.

Nënat mund ta shfrytëzojnë këtë ditar si një kujtim për fëmijën dhe periudhën më të mirë të jetës, duke ruajtur çdo përjetim, kujtim apo sfidë në rrugëtimin e të qenurit prind.

Këtë libër e gjeni në Librarin Dukagini me çmimin prej 17 eurove. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë