Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
COVAX do të filloj dërgimin e vaksinave në zonat e konfliktit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër Coronaviurusit në zonat e konfliktit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur marrëveshjen më 10 nëntor, në një takim virtual të ministrave të jashtëm të shumë vendeve të botës, për të diskutuar për pandeminë e COVID-19.

“Neve na duhet t’i sigurojmë njerëzit që nuk kanë qasje në vaksina nga fushatat qeveritare se nuk i kemi lënë jashtë përpjekjeve tona. Ata duhet të mbrohen po ashtu”, ka deklaruar Blinken.

Kjo marrëveshje nënkupton se vaksinat e kompanisë J&J mund të shpërndahen në zonat e konfliktit nga organizatat, përveç qeverive.

Në anën tjetër, Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq e ka mirëpritur vendimin, duke e quajtur “hap pozitiv”.

Doza vaksine të kompanisë Johnson & Johnson.

Por, zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se në cilat vende do të dërgohen vaksinat.

COVAX është program i Kombeve të Bashkuara që synon të furnizojë me vaksina vendet me të ardhura të ulëta.

Më 25 tetor, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota ka ende një rrugë të gjatë derisa të arrijë momenti kur mund të shpallet e përfunduar pandemia e COVID-19.

“Kemi pothuajse 50.000 vdekje në javë bazuar vetëm në shifrat e raportuara. Pandemia është larg përfundimit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Samitin Botëror të Shëndetit në Berlin më 24 tetor.

Sipas tij është në duart e njerëzimit për t’i dhënë fund pandemisë.

“Ne kemi të gjitha mjetet e shëndetit publik që na duhen, por bota nuk i ka përdorur mirë”, tha ai, duke shtuar se pandemia do të përfundojë atëherë kur bota do të zgjedhë t’i japë fund asaj.

Pandemia e Coronavirusit u shpall në fillim të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në shkallë globale janë infektuar mbi 240 milionë njerëz.

Prej tyre, rreth 5 milionë kanë vdekur. /Albanianpost.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë