Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Vrasja në Gjilan, policia sekuestroi edhe marihuanë në vendin e ngjarjes

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në qytetin e Gjilanit saktësisht në lagjen “Arbëria”. Mbrëmë janë  arrestuar pesë persona në lidhje me këtë vepër penale.

Kurse policia ka dhënë detaje të reja  në lidhje me këtë rast. Sipas policisë në vendin e ngjarjes ka sekuestruar edhe sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë dhe një pistoletë.

“Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar.

Ndërsa në vendin e ngjarjes,  është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona” bënë të ditur policia.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, kundër të pandehurve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer vrasje të rëndë

Të pandehurit e sipërshënuar me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë