Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Infeksioni me mononukleozë në fëmijëri e shton rrezikun për sklerozë multiple

Shkruan: Blerim Myftiu, neurolog

Mononukleoza infektive është një sëmundje ngjitëse e cila shkaktohet nga virusi Ebstein-Barr (EBV). Nëse një infeksion i tillë e përgatit skenën për një sëmundje të ardhshme autoimune siç është edhe skleroza multiple, ka qenë dhe vazhdon të jetë një objekt i gjerë studimi.

Informatat e deritanishme kanë qenë në favor të lidhshmërisë ndërmjet infeksionit dhe diagnozës së mëvonshme të sklerozës multiple.Duke qenë se shtetet skandinave e kanë sistemin më të përsosur të regjistrit shëndetësor që daton deri në kohën e Luftës së Parë Botërore, një përgjigje longitudinale në këtë pyetje natyrisht se mund të vijë nga ta.

Kështu, hulumtuesit suedezë kanë vlerësuar të dhënat e afro 2.5 milionë njerëzve të lindur ndërmjet viteve 1958-1994. Kanë gjetur që 1.08% e tyre janë regjistruar të jenë të infektuar nga mononukleoza para moshës 25-vjeçe. Kurse 0.24% e mostrës është diagnostikuar me MS në moshën përtej 20-vjeçare. Përpunimi statistikor ka treguar që që të infektuarit me mononukleozë para moshës 10-vjeçare kanë treguar dy herë më tepër tendencë për t’u diagnostikuar me sklerozë multiple, kurse të infektuarit me mononukleozë në moshën 11-19 vjeçare, tri herë më tepër kanë pasur tendencë të sëmurjes së mëvonshme nga MS-i.

Pas vlerësimit të faktorëve të tjerë, siç janë familja, mosha, vëllezërit apo motrat, mjedisi etj., infektimi me EBV është treguar si faktor i pavarur që e shton rrezikun për sklerozë multiple.

Youtube

Arkiva

Kategoritë