Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Prof. Huseyin nga Turqia,  ligjëratë para radiologëve dhe specializantëve të Radiologjisë.

Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë , këtë javë në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, ligjëron profesor Hysejin Cetin nga spitali i qytetit të Ankarasë, spital ky i cili është më i madhi në Evropë.

Prof. Cetin gjatë tërë javës do të ligjërojë për Patologjitë e qafës dhe diagnostikimin e tyre me metoda imazherike.
Sot profesor Husyin Cetin  ka ligjëruar  për Patologjinë në sinuset paranazalë dhe metodat e diagnostikimit të tyre.

Këto ligjëratës po realizohen përballë një numri të madh të radiologëve dhe specializantëve të radiologjisë të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Dr. Bujar Gjikolli për portalin “Familja Jonë” tha që pritet një bashkëpunim shumë përfitues në të ardhmen e afërt:

“Unë si Drejtor i  Klinikës së Radiologjisë  me profesor Cetin, jemi në bisedime për të gjetur forma që të mundësohet edukimi i personelit tonë, të Klinikës sonë, në repartet e spitalit ku ai punon për çka ai edhe ka shprehur gatishmërinë që të na përkrahë në këtë drejtim në një të ardhme të afërt.

Këto ligjërata, shkëmbime përvojash e njohurishë do të vazhdojnë gjatë gjithë javës. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë