Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Nga nesër mund të vaksinoheni edhe në “Albi Mall”

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga dita e nesërme qytetarët do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 edhe në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Sipas MSH-së, qytetarët do të mund të vaksinohen në këtë qendër nga ora 12:00 deri në orën 20:00.

Nga kjo ministri kanë thënë se së shpejti procesi i vaksinimit do të filloj edhe në qendrat tregtare në komunat tjera.

“Vaksinimi kundër COVID-19 me ekipe mobile. Mbaje larg virusin-Vaksinohu”, është bërë e ditur nga MSH.

Youtube

Arkiva

Kategoritë