Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pastroni gurët nga veshkat tuaja për 10 ditë vetëm me një përbërës

Thuhet se 1 në 20 persona do të zhvillojë gurë në veshka në një moment të caktuar të jetës së tij. A jeni ju një prej tyre? Do ta kuptoni nëse i keni ato për shkak të fillimit të papritur të një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës–fizike dhe kimike–do të zbulojë nëse ka gjak të pranishëm në urinë.

Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve. Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka. Një mjek gjithashtu do t’ju përshkruajë edhe qetësues sepse procesi i eliminimit të atyre formacioneve kristalore mund të jetë vërtet i dhimbshëm.

Për gurët e veshkave që janë shumë të mëdhenj për të kaluar vetë nëpër traktin urinar, mund të kryhet një procedurë e quajtur litotripsi.  Ajo është një makineri që mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit me anë të parimit të valëve-shok të përqëndruara (pulse të shkurtra të valëve) duke i lejuar ata më pas të kalojnë në traktin urinar.

Gjithashtu, ka edhe disa medikamente në kushte shtëpie për shpërbërjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Disa prej tyre funksionojnë shumë mirë, disa të tjera nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara, por shumë njerëz betohen për një zgjidhje të veçantë që shpëton nga gurët në veshka.  Është aq efektiv sa mund t’i largojë ato formacione vetëm për 10 ditë. Dhe e kemi fjalën për melin.

Meli njihet si ushqimi kryesor i zogjve, megjithatë ky lloj drithi nuk është i përshtatshëm vetëm për ta. Është gjithashtu i shkëlqyer edhe për konsum nga ana e njerëzve sepse përmban plot minerale si bakri, fosfori, magnezi dhe mangani. Është i pasur  me fibra gjithashtu.

Ekspertët pohojnë se përfshirja e melit në dietë mund të ofrojë disa përfitime si:

Ulja e presionit të gjakut dhe rreziku i sulmit në zemër

Rrezik i ulët për diabet të tipit 2

Reduktim i sulmeve të astmës dhe shpeshtësisë së sulmeve të migrenës

Nxit rigjenerimin dhe zhvillimin e indeve të trupit

Parandalim i kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë

Meli është gjithashtu shumë i dobishëm për individët që vuajnë nga gurët në veshka si dhe nga sëmundje të tjera që përfshijnë sistemin renal. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se meli funksionon jashtëzakonisht mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e një sërë problemesh me veshkat, veçanëritsh të formacioneve kristalore.  Në fakt, meli është përdorur shumë nga mjekët popullorë për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veshkat dhe pjesën tjetër të sistemit renal. Ky drith është provuar të jetë i dobishëm për sa vijon:

Shpërbërjen e gurëve në veshka dhe atyre në fshikëz

Detoksifikimin  e veshkave

Sëmundje problematike për gratë si cistitet

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund të përgatisni nëse dëshironi të largoni gurët në veshka në mënyrë krejtësisht natyrale, veçanërisht me ndihmën e melit:

-Në mbrëmje, para se të flini, shpëlani një kupë (200 gr mel) me ujë të ngrohtë.

-Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës

-Në mëngjes, merrni një tenxhere, hidhni melin dhe shtoni 2/3 ujë të vluar në të.

-Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë gjithë ditën.

-Përziejeni mirë dhe lëngun hidheni në një kavanoz të madh.

-Pijeni gjatë gjithë ditës pa kufizime. Sipas atyre që e kanë provuar këtë ilaç, rezultatet vihen re vetëm në 10 ditë. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë