Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Lejohen vizitat familjare në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 28 tetori do të lejohen vizitat familjare në burgje.

Lejohen dy të rritur dhe dy fëmijë për të vizituar një të burgosur.

Sipas SHKK-së gjatë vizitave duhet të mbahet distanca dhe të vendoset maska. Po ashtu secili vizitorë duhet të dëshmojë se ka të paktën një dozë të vaksinës apo se ka testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë apo test antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë

Për fëmijët nën moshën 16-vjeçare nuk kërkohet test.

Youtube

Arkiva

Kategoritë