Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Prezantoi testin për COVID të një personi tjetër, arrestohet serbi në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në telefonin e tij ka prezantuar testin Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë