Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Nesër në “Takim virtual me Shëndritin” neurokirurgia, dr. Fortesa Bytyçi

Të mërkurën në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” do të jetë e ftuar neurokirurgia, dr. Fortesa Bytyçi, me të cilën do të diskutohet në lidhje me neurokirurgjinë dhe dhimbjet e shpinës.

Bytyçi, studimet Bachelor i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, saktësisht në vitin 2014. Më pas, ajo vijoi avancimin në karrierë në Gjermani, ku aktualisht është duke i përfunduar studimet për doktoraturë në Universitetin e Jenës.

Më parë, Bytyçi ishte e angazhuar edhe në organizatën “Care for Kosovo kids” e po ashtu e ushtroi edhe rolin e asistentës së angazhuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, për lëndën “Statistikë mjekësore”.

CV-ja e Bytyçit gjithashtu është e pasur edhe në Gjermani, për punën e saj kushtuar lëmit të neurokirurgjisë. Ajo ishte pjesë e Departementit të Neurologjisë në Saarbrucken për dy vite (2015 – 2017)

Ndërkohë, kushdo që ka pyetje për mysafiren në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në portalin Familja Jonë, para lidhjes së drejtpërdrejtë, ose edhe gjatë kohës kur intervista zhvillohet në kohë reale.

Për shumcka në lidhje me neurokirurgjinë dhe dhimbjet e shpinës, ndiqeni emisionin më fillim prej orës 21:00, vetëm në faqen Familja Jonë në Facebook. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë