Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
1 mijë e 95 raste aktive me koronavirus në Kosovë dhe mbi 630 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë e 95.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq, në ShSKUK për COVID-19 janë duke u trajtuar 102 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 23 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 14 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë