Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Digjet një 68-vjeçar në një kasolle në Suharekë

Fotoja: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Neperbisht, Suharekë, ndërsa pasi zjarrfikësit kanë fikur zjarrin në brendi të shtëpisë është gjetur pa shenja jete, pronari i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të enjten në Neperbisht të Suharekës, në ora 07:44.

Siç merr vesh Telegrafi zjarri dyshohet të ketë ardhur nga një stufë, pasi kasollja nuk kishte rrymë. 68 vjeçari, D.SH banonte i vetëm dhe se trupi i tij është gjetur i karbonizuar.

“Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë