Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Fizioterapeuti Shëndrit Lumi – Hyrja e fizioterapeutëve në “litar shpëtimi” nga Covid-19, në të mirën e vendit!

Fizioterapistët që punojnë në kujdesin shëndetësor primar kanë një rol të rëndësishëm në manaxhimin e pacientëve të infektuar me Covid-19. Në veçanti, fizioterapia kardiorespiratore përqëndrohet në menaxhimin e kushteve akute dhe kronike të frymëmarrjes dhe synon të përmirësojë gjendjen fizike të pacientëve me Covid-19.

Fizioterapisti mund të ndërhyjë nëse pacientët paraqesin sekrecione të shumta të rrugëve të frymëmarrjes që nuk janë në gjendje t’i pastrojnë në mënyrë të pavarur. Ata mund të ndihmojnë në pozicionimin e pacientëve të cilët kanë probleme të rënda me frymëmarrjen si pasojë e Covid-19 duke përfshirë dhe ndryshimet e pozocioneve për të optimizuar oksigjenimin.

Duke pasur parasysh që pacientet me Covid-10 të cilet janë në një gjendje të rënduar, për shkak të ventilimit mbrojtës të zgjatur ata kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të dobësisë së fituar. Prandaj është thelbësore të fillohet rehabilitimi i hershëm pas fazës akute. Fizioterapia do të ketë një rol në sigurimin e ushtrimeve, mobilizimit dhe ndërhyrjeve rehabilituese për të mbijetuarit ndaj sëmundjes së Covid-10 në mënyrë që të mundësojë një kthim funksional në shtëpi.

Ushtrime të thjeshta do t’i detyrojnë pacientët të marrin frymë pak më shumë. Kjo forcon sistemin e frymëmarrjes së pacientit. Fizioterapisti i ndihmon ata të ulen në karrige, të ngrihen nga një pozicion ulur apo të lëvizin.

Kolla e thatë është një nga simptomat kryesore të Covid-19. Dr. Swingwood thotë se asaj dhe kolegëve të saj i është dashur shpesh herë të përdorin teknika manuale për ti ndihmuar pacientët të marrin frymë.

“Pacienti qëndron i ulur shtrirë anash në krevat ose ulur në një karrike dhe ne i bëjmë një përplasje të butë në gjoksin e tyre”, shpjegon ajo, “ose i vendosim duart tona rreth kafazit të kraharorit dhe ndërsa ata marrin frymë, u japim atyre një shkundje të butë”.

Por Swingwood thotë se Covid-19 do të ketë pasoja afatgjata, të tilla si kolla kronike ose probleme me frymemarrjen.

“Në momentin që pacienti del nga spitali ne duhet të mendojmë se cilat janë objektivat afatgjatë që ky pacient duhet të arrijë nga ne?”

The Chartered Society Of Physiotherapy(CSP) paralajmëron se përveç mungesës së frymëmarrjes, lodhjes dhe problemeve neurologjike, shumë të mbijetuar të Covid-19 do të kenë njolla në mushkëri që do të kenë nevojë për rehabilitim të frymëmarrjes.

Sue Hayward Giles, një ndihmës drejtor në CSP, shpjegon “Shqetësimi ynë është që ende nuk ka ndonjë plan të qartë nga Qeveria.

Hyrja në këtë litar shpëtimi është gjëja më e mirë në të mirë të vendit dhe nevojat e pacientëve me Covid-19 që tashmë marrin kujdes nga fizioterapistët, kërkojnë një plan kombëtar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë