Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse keni rrjedhje të hundëve nga klima ose keni të ftohtë, shpëtimi është një produkt që të gjithë kemi në shtëpi

Nuk kushton asgjë dhe është një thesar i vërtetë

Rrjedhja e hundëve sigurisht që nuk është e këndshme, por ndihmon në përcaktimin e saktë të ekzistencës së mundshme të problemeve shëndetësore.

Nga natyra dhe ngjyra e sekretimit, një mjek me përvojë mund të zbulojë lehtësisht se nga çfarë vuan pacienti. Mirëpo, në shumicën e rasteve, ky fenomen është vetëm pasojë e një ftohjeje ose alergjie.

“Shkaqet e rrjedhjes së hundëve mund të jenë një infeksion viral ose bakterial, një reaksion alergjik, ajër i thatë me shumë pluhur, ekspozim afatgjatë ndaj klimës. Në të njëjtën kohë, në të gjitha rastet, trajtimi është i njëjtë: shpëlajeni hundën me ujë të kripur dhe eliminoni sekretimin nga hunda”, thotë otorinolaringologia Alena Verevkina.

Uji i kripur është një ilaç i shkëlqyeshëm që e kemi në shtëpi për lehtësimin e acarimit të shkaktuar nga rrjedhja e hundës.

Nëse shtoni kripë në ujë të vakët, do të hollojeni sekretimin dhe kështu do ta bëni më të lehtë eliminimin e tij.

Përveç kësaj, është një dezinfektues që shkatërron mikrobet e dëmshme në hundë.

Si të përgatisim ujë të kripur?

Është e nevojshme të përzieni gjysmë lugë gjelle kripë në dy gota ujë të ngrohtë të distiluar.

Hidhni kokën mbrapa dhe qitni disa pika solucioni të kripur në secilën vrimë hunde.

Merrni frymë që lëngu i kripur të futet më thellë në kanalet e hundës, pastaj fryni pak hundën dhe nxirrni sekretimin.Përsëriteni procedurën derisa gjendja të përmirësohet.

Si mund të trajtohet ndryshe rrjedhja e hundëve në mënyra natyrale?

Mjekët vërejnë se është thelbësore të reagosh shpejt. Sapo hunda fillon të rrjedhë, është e nevojshme të filloni menjëherë trajtimin.

Hapi i parë është rritja e marrjes së lëngjeve. Në vend të ujit, është më mirë të merrni çaj të ngrohtë bimor, por mund të shtoni edhe pak mjaltë dhe limon. Qumështi i nxehtë me mjaltë dhe pak sodë buke gjithashtu ndihmon në mënyrë efektive në ftohjet, dhe është gjithashtu e rëndësishme që të ajrosni rregullisht dhomën.

Rekomandohet gjithashtu inhalimi dy herë në ditë – në mëngjes dhe në mbrëmje. Është më mirë nëse e bëni këtë gjysmë ore pas vaktit ose aktivitetit fizik. Thithja nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta.

Nëse ende keni problem me rrjedhjen e hundës, këshilla është që të konsultoheni me një otorinolaringolog.

Youtube

Arkiva

Kategoritë