Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Performanca njohëse e grave, më e mirë në temperaturë të lartë të dhomës – por pse jo ajo e burrave?

Largimi i kondicionerit mund të përmirësojë performancën njohëse të punëtorëve të zyrave të punës, zbulon një studim i ri.

Studiuesit thonë se gratë performuan më mirë në matematikë dhe teste verbale në temperatura më të larta të dhomës.

Por ky nuk ishte rasti për burrat. Në fakt, ata performuan më mirë në të njëjtën provë kur temperatura e dhomës ishte më e ulët.

Sondazhet e mëparshme kanë gjetur se gratë priren të preferojnë kur temperatura e brendshme është më e lartë në krahasim me meshkujt.

Por ekipi, nga USC Marshall School of Business në Kaliforni dhe WZB Berlin Social Science Center në Gjermani, thonë se studimi i tij është i pari që krahason gjinitë dhe efektin që ka temperature në ecurinë njohëse.

Hulumtimet kanë treguar se ka arsye shkencore pse ka një betejë të vazhdueshme mbi termostatin midis gjinive.

Një studim i Universitetit të Utahut zbuloi se gjymtyrët e grave – domethënë duart dhe këmbët e tyre – janë më të ftohta për disa gradë sesa ato të burrave, prandaj gratë janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit.

Dhe një tjetër nga Universiteti i Merilendit gjeti se shkalla metabolike e burrave është afërsisht 23 përqind më e lartë sesa për gratë, gjë që do të thotë që trupat e grave ngrohin më ngadalë se trupat e burrave.

Për studimin e ri, të botuar në PLOS One, ekipi ka rekrutuar më shumë se 500 studentë në mes të shtatorit 2017 dhe dhjetorit 2017.

Pjesëmarrësit morën analiza logjike, matematike dhe verbale në një dhomë që shkonte mes rreth 61F (16C) dhe rreth 90F (32C).

Rezultatet treguan se femrat ishin më të mira në matematikë dhe teste verbale kur temperatura e dhomës ishte më e ngrohtë.

Jo vetëm që iu përgjigjën më mirë pyetjeve të tjera, por gjithashtu parashtruan më shumë përgjigje në përgjithësi.

Nga ana tjetër, burrat u treguan performues më të mirë në temperaturë të ftohtë. Kur termostati u kthye më lart, ata iu përgjigjën më pak pyetjeve në përgjithësi dhe më pak saktë.

Megjithatë, nuk duket se temperatura ka ndikuar në performancën e testit logjik për burrat ose gratë.

Pjesëmarrësit për studim ishin studentët e universitetit gjerman, kështu që autorët vunë në dukje se rezultatet mund të ndryshojnë midis grupeve të tjera demografike.

Por ata sugjeruan që temperaturat duhet të vendosen më lart se ato që aktualisht janë.

Në fakt, një studim i vitit 2015 zbuloi se shumica e ndërtesave të zyrës vendosin temperatura duke përdorur një formulë nga vitet 1960 që llogarit normat metabolike të burrave.

Kjo ka të ngjarë që, gjatë asaj periudhe, kryesisht burrat punonin në zyra. Megjithatë, gratë tani përbëjnë 47 për qind të fuqisë punëtore të SHBA, sipas Departamentit të Punës të SHBA.

“Gjetjet tona sugjerojnë se vendet e punës të përziera gjinore mund të jenë në gjendje të rrisin produktivitetin duke vendosur termostatin më të lartë se standardet aktuale”, shkruan autorët./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë