Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
A është i shërueshëm autizmi dhe si duhet vepruar në raport me fëmijët me autizëm? Shpjegon Elma Miftari

Gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin”, të premten mbrëma,  ishte e ftuar neuropsikologia klinike dhe specialistja e sëmundjeve pervazive, mr. sci. Elma Miftari, me të cilën u diskutua për shëndetin mendor në kontekstin shqiptar.

Njëra ndër cështjet për të cilat u fol gjatë emisionit ishte edhe ajo se a është autizmi crregullim mental dhe sa është i shërueshëm ai. Miftari theksoi se autizmi nuk klasifikohet si crregullim i shëndetit mendor, ndërsa, sa i përket shërimit, ajo thekson se crregullimet e spektrit të autizmin nuk mund të thuhet se shërohen përderisa ato nuk janë të klasifikuara si sëmundje, anipse, sic potencon vetë ajo, te disa fëmijë vërehet një shkallë e jashtëzakonshme e rikuperimit.

“Nuk mund të themi se autizmi shërohet deri në momentin që crregullimet e spektrit të autizmit nuk klasifikohen si sëmundje. Është e vërtetë që ka fëmijë me autizëm të cilët arrijnë një shkallë të rikuperimit të jashtëzakonshme”, theksoi ajo.

Tutje, Miftari u ndal tek ajo se cka duhet të bëhet në raport me fëmijët me autizëm, në mënyrë që të arrihet rikuperimi tek ai/ajo në një masë e jashtëzakonshme. Sipas saj, për të arritur këtë qëllim, duhet vendosur diagnoza specifike, e cila merret si pikë bazë në trajtimin e cdo crregullimi.

“Duhet të vendosen diagnoza specifike. Një fëmijë, ose është i prekur me autizëm, ose jo. Duhet, ne si profesionistë, të konkretizohemi. Domethënë, pika e parë e suksesit të cdo trajtimi është vendosja e diagnozave konkrete. Nëse një fëmijë është me crregullime në spektrin e autizmit duhet të specifikohet se cilin crregullim nga crregullimet e autizmit ka, duhet të specifikohen sferat në të cilat është më shumë i prekur fëmija, pastaj të ndërtohet ndërhyrja terapeutike se si duhet të punohet me fëmijët me autizëm, si duhet të ndërhyhet te ta që terapia të jetë sa më e suksesshme. Një hap i jashtëzakonshëm është diagnostifikimi i hershëm i autizmit dhe ndërhyrja po ashtu e hershme. Shpesh ndodh që fëmijët me autizëm vijojnë shkollimin në shkolla normale, pa mësuese ndihmëse, e disa prej tyre janë edhe nxënës të dalluar në klasat e tyre. Domethënë për autzimin ka shumë shpresë, mjafton që prindërit të jenë shumë kërkues nga profesionistët, të kërkojnë cdo detaj të trajtimit të fëmijës nga ta”, përfundoi ajo

Youtube

Arkiva

Kategoritë