Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Rifillon vaksinimi masiv në Shqipëri, marrin dozën e dytë 10 mijë të moshuar

Ka rinisur sot vaksinimi masiv për të moshuarit në qendrën e vaksinimit në Sheshin ‘Skënderbej’ në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksnimin antiCovid me dozën e dytë për të moshuarit.

“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, u shpreh Manastirliu.

Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Në total janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë