Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i mbani peshqirët tuaj të freskët dhe të butë?

Përkundër përpjekjeve tona më të mira për t’i mbajtur të pastër, peshqirët shpesh krijojnë një erë jo të freskët.

Një nga shkaqet kryesore të kësaj është grumbullimi i detergjentit: Me kalimin e kohës, mbetjet e sapunit grumbullohen në fibrat e peshqirëve, duke i ndaluar ata të thithin sa më shumë ujë dhe të thahen sa më mirë. Bakteret pastaj fillojnë të grumbullohen në pëlhurë, kështu krijohet një erë myku në një grumbull rrobash të sapo lara.

Bëni peshqirët tuaj të vjetër të ndjehen të butë dhe të freskët si të rinj me dy përbërës: uthull të bardhë dhe sodë buke .

Trajtimi i uthullës së bardhë dhe sodës së bukës

Vendosni peshqirët në makinën larëse me një filxhan uthull të bardhë në vend të detergjentit të rrobave, më pas lajeni në një cikël të nxehtë.

Kur të vendosni ciklin e shpëlarjes, shtoni gjysmë filxhani sodë buke, dhe vazhdoni si normalisht.

Hiqni peshqirët tuaj dhe thani plotësisht në vijë ose në tharëse.

Youtube

Arkiva

Kategoritë