Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmijët tuaj kanë sjellje agresive? Ndiçni këto këshilla për t’i larguar ato!

Fëmija juaj reagon me agresivitet, kur nukj i pelqen dicka ? Edhe pse këto ngjarje nuk janë të hijshme, këshilla është të mos shkaktoni panik. Deri në një moshë të caktuar!

Deri në një moshë të caktuar, qan, bërtet dhe reagimet e dhunshme të fëmijëve janë pjesë e sjelljes së tyre të përditshme dhe mund të konsiderohen normale. Në kohën e “rebelimit” prindërit janë përgjegjës për të siguruar që ata të mësojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndryshe.Për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre situatave, ne ofrojmë mënyra për të mësuar fëmijën tuaj të kontrollojë impulset agresive dhe të shprehin emocionet e tyre në mënyrë paqësore.

1. Përdorimi i gjuhës së shenjave

Reagimet e dhunshme zakonisht ndodhin kur fëmijët nuk kanë filluar ende të flasin. Një sjellje e tillë mund të shkaktohet nga prindër që nuk kanë mundësi për të kuptuar mesazhin e dërguar nga ato. Që situata të tilla të jenë më të rralla, ne ju këshillojmë të mësoni fëmijën tuaj të komunikojë me shenja.

Gjuha e shenjave ndihmon për të përmirësuar komunikimin në mes prindërve dhe fëmijëve. Në fillim ju rekomandojmë t’ju mësoni disa komanda themelore si “ndihmë”, “më shumë”, “më pak”, “dua”, “ujë” ose “qumësht”.

2. Pranoni ndjenjat e zemërimit, por jo aktet e dhunshme

Nëse në një zemërim të çastit fëmija juaj ju godet, mënyra më e mirë është t’i thoni: “Unë e kuptoj që ju jeni i mërzitur, por nuk është normale që më godet mua ose që silleni në këtë mënyrë!

3. Mundohuni të mbani një atmosferë të qetë rreth fëmijës suaj

Fëmijët mund të vriten ose mund të goditen nga të tjerët. Në situata të tilla, fëmijët kanë nevojë për ndihmën e prindërve për të rifituar qetësinë.

4. Mos hezitoni të inkurajoni kur ai e meriton

Ne ju këshillojmë që të përgëzoni fëmijën tuaj në kohën kur nuk është duke vepruar në mënyrë agresive. Kur luan bukur me fëmijët e tjerë të vegjël, kur qëndrimi i tij është paqësor.

5. Jini model për fëmijën tuaj

Ne e dimë se sa e vështirë është të ruash qetësinë, kur fëmija juaj është i zemëruar dhe reagon dhunshëm. Megjithatë, kontrollimi i reagimeve tuaja është thelbësorë, në qoftë se ju dëshironi që fëmija juaj të sillet në mënyrë korrekte në momente të tensionuara.

Fëmijët kanë tendencë për të imituar sjelljen e prindërve të tyre. Prandaj, këshilla jonë është që ju të shmangni bujën, sepse shanset janë që fëmija juaj t’ju imitojë. Pavarësisht nga shkalla e agresivitetit të fëmijës suaj, nuk rekomandohet goditja e tyre. Mendoni një teknikë për të korrigjuar sjelljen e papërshtatshme, jo dhunë.

Nëse reagimet agresive të fëmijës vazhdojnë edhe në moshën shkollore, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për të zbuluar problemin dhe për të gjetur një zgjidhje. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë