Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Mpiksja e gjakut, OBSH: Lidhja është e mundshme, por nuk është konfirmuar

Komisioni këshillimor për sigurinë e vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se lidhja midis vaksinës AstraZeneca kundërCOVID-19 dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut me trombocitet është “konsideruar e mundshme, por nuk është konfirmuar”.

Në një deklaratë të lëshuar pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit globale, ekspertët e pavarur thanë se duhen studime të veçanta për të kuptuar plotësisht lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe faktorëve të mundshëm të rrezikut, raporton Reuters.

“Është e rëndësishme të theksohet, se megjithëse shqetësuese, ngjarje të tilla janë shumë të rralla dhe një numër i vogël janë raportuar midis gati 200 milionë individëve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19 në të gjithë botën,” tha paneli.

Njoftohet se ata do të takohen përsëri javën e ardhshme për të diskutuar informacione shtesë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë