Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinimi antiCOVID-19 fillon nesër, stafi shëndetësor dhe të moshuarit do ta marrin të parët

Me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, është mbajtur një takim online me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave anti-COVID-19, ndërsa procesi i vaksinimit do të filloj të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Në njoftimin e Asociacionit të komunave të Kosovës, thuhet se ministri Vitia i njoftoi kryetarët e komunave rreth arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave në Kosovë.

“Me arritjen e kontingjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha”.

Ministri Vitia, njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të filloj të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

“Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai po ashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat”.

Në anën tjetër, kryetarët e komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.

Në këtë takim kryetarët e komunave kanë adresuar disa probleme me të cilat janë duke u ballafaquar në komuna e që janë, mungesa e stafit shëndetësor, problemet me furnizim me barna nga listat esenciale si dhe probleme të natyrave të ngjashme të cilat i kërkuan nga ministri që të adresohen sa më parë nga ana e ministrisë.

Në fund të këtij takimi i’u kërkua Ministrit Vitia, që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide prej 100,000 teste e cila është adresuar nga komunat dhe presim të kemi një përgjigje nga ana e Ministrisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë