Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSh-ja dhe Kina për origjinën e COVID-19: Rrjedhja laboratorike është e pamundur

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kinës mbi origjinën e COVID-19 thotë se transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm dhe se një rrjedhje laboratori është “jashtëzakonisht e pamundur”, sipas një raporti të siguruar nga AP.

Gjetjet ishin kryesisht siç pritej dhe lanë shumë pyetje pa përgjigje. Ekipi propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së rrjedhjes së laboratorit.

Publikimi i raportit është vonuar në mënyrë të vazhdueshme, duke ngritur pikëpyetje nëse pala kineze po përpiqej të fshinte fajin për pandeminë e cila ka shkaktuar krizë globale.

Raporti u sigurua nga Associated Press, megjithatë nuk dihet nëse do të ketë ndryshime deri në publikimin e tij, që pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Studiuesit renditën katër skenarë sipas radhës së gjasave. Ata arritën në përfundimin se transmetimi përmes një kafshe të dytë mund të jetë më i mundshëm. Ata vlerësuan përhapjen e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit si të mundshme dhe thanë që përhapja përmes produkteve ushqimore “me zinxhir të ftohtë” ishte e mundur por me pak gjasë.

Shenjat e virusit që shkaktojnë COVID-19 janë gjetur në lakuriqët e natës, të cilat dihet se bartin koronavirusin. Sidoqoftë, raporti shton se “distanca evolucionare midis këtyre viruseve të lakuriqëve të natës dhe SARS-CoV-2 vlerësohet të jetë disa dekada, duke sugjeruar një lidhje që mungon”.

Në raport thuhet që viruse shumë të ngjashme janë gjetur në pangolina, por gjithashtu vuri në dukje se minjtë dhe macet janë të ndjeshëm ndaj virusit COVID, dhe mund të jenë transmetuesit kryesor.

Raporti bazohet kryesisht në një vizitë nga një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH-së në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua për herë të parë COVID-19, nga mesi i janarit deri në mes të shkurtit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë