Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Të premten në “Takim virtual me Shëndritin” psikologu Fitim Uka

Të premten në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, më fillim nga ora 20:00, do të jetë i ftuar psikologu Fitim Uka.

Uka studimet Bachelor i kreu në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008, duke vazhduar edhe më tutje ngritjen e tij akademike, e që në vitin 2018, në Universitetin e Illnois në ShBA, përfundoi edhe studimet e post-doktorraturës në fushën e psikiatrisë.

Uka aktualisht është profesor universitar në Fakultetin e Filozofisë në Departamentin e Psikologjisë dhe drejtor ekzekutiv në Qendrën për Hulumtime Psiko-sociale, post të cilin e mban që nga viti 2009.

Me të ftuarin do të diskutohet lidhur me ndikimin e situatës pandemike në shëndetin mendor. Të gjithë ata që kanë ndonjë pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë” në Instagram dhe Facebook, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Si ka ndikuar pandemia në shëndetin tonë mendor? Cilat problemet psikologjike më të shpeshta gjatë kohës së pandemisë? Si të përkujdesemi për shëndetin tonë mendor në këto kohë? Janë vetëm disa nga pyetjet që do të iu jepen përgjigje.

Për këto e shumë gjëra të tjera rreth shëndetit mendor, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqen e Facebook-ut të Familja Jonë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë