Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Humbin jetën 17 persona nga koronavirusi në Shqipëri – konfirmohen edhe 475 raste të reja

17 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa nga 3005 testime të kryera janë konfirmuar 475 raste të reja, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas së cilës gjatë kësaj periudhe janë shëruar 578 persona.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër etj.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54-86 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 118.492 raste pozitive, prej tyre 81.810 janë shëruar, 34.605 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2077 persona./A2

Youtube

Arkiva

Kategoritë