Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Prizren përurohet shtëpia për personat me aftësi të kufizuara

Në Prizren është përuruar shtëpia për persona me aftësi të kufizuara, ku do të strehohen personat me ngecje në zhvillmi mendor e që janë të moshës së rritur dhe nuk kanë përkujdesje nga të afërmit apo familjet e tyre.

Në përurimin e kësaj shtëpie që është e para në Prizren, mori pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaqi, së bashku me përfaqësuesin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Mentor Morina.

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se kjo shtëpi rezidenciale, është ndërtuar në cilësinë e standardeve të larta dhe tani e tutje do të ofrojë 24 orë shërbime të ndryshme të pandërprera si: Strehimi, higjiena, ushqimi, shërbime mjekësore nga stafi profesional, tanimë i rekrutuar, aktivitete të ndryshme sociale si dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme, në bazë të standardeve për shërbime profesionale sociale dhe familjare.

Nëpërmjet një komunikate për media nga Komuna e Prizrenit thuhet edhe se, drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaqi, deklaroi se kapaciteti i kësaj shtëpie, është deri në 14 persona dhe se ekipet e DPMS dhe MPMS-së kanë kryer një punë të jashtëzakonshme deri në përfundim të projektit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mentor Morina, theksoi se MPMS, do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me drejtoritë e Komunës së Prizrenit edhe në projektet tjera.

Në fund, kryetari Haskuka falënderoi MPMS-në për këtë bashkinvestim, si dhe Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe Qendrën për Shëndetin Mendor, për bashkëpunimin me drejtoritë e Komunës së Prizrenit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për personat e strehuar në këtë shtëpi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë