Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
A ka argumente të mirëqena pas dyshimeve për vaksinën e AstraZeneca?

Danimarka dhe Norvegjia kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca, vaksinës së prodhuar nga Universiteti i Oksfordit, pas disa raportimeve se personat që kanë marrë vaksinën kanë pësuar mpiksje gjaku.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=122&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Sipas autoriteteve shëndetësore ky hap është ndërmarrë si një “masë paraprake” pa një lidhje të drejtpërdrejt midis raportimeve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës.

Megjithatë kjo sjell edhe më shumë publicitet negativ për AstraZenca, kompaninë farmaceutike ndërkombëtare suedezo-britanike, e cila ishte aktualisht në qendër të debateve për shkak të vonesës së prodhimit dhe efikasitetit të vaksinës së saj.

Çfarë dimë për vaksinën AstraZeneca?

Vaksina ka një sërë avantazhesh: është relativisht më e lirë dhe më e lehtë për t’u trajtuar në krahasim me vaksinën e Pfizer dhe Moderna, ndërkohë që vaksina ka marrë dhe dritën e gjelbër nga disa rregullatorë, përfshi ato të Britanisë, BE dhe OBSH.

Entet rregullatorë kanë thënë se vaksina shkakton efekte anësore të lehta dhe është e sigurt dhe efikase në parandalimin e COVID-19.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=133&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Vaksina është e prodhuar në bazë të gjeni të modifikuar të gripit të zakonshëm të shimpanzeve.

“Raportimet për mpiksjet e gjakut që kemi marrë deri tani nuk janë më të larta se numri që do të kishim pasur normalisht në popullsinë e vaksinuar”, tha Dr. Phil Bryan, nga agjencia për sigurinë e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa vende të BE pezullojnë AstraZeneca pas raportimeve për mpiksjen e gjakut

Autoriteti shëndetësor danez tha të enjten se do të pezullojë vaksinimet me AstraZeneca pas një vdekje të raportuar në vend, por nënvizoi se “për momentin, nuk mund të arrihet në përfundim nëse ka një lidhje midis vaksinës dhe rasteve të mpiksjes së gjakut”.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=130&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Autoriteti shëndetësore norvegjez gjithashtu vendosi të ndalojë administrimin e kësaj vaksine pas njoftimit të vendit fqinj.

E gjithë kjo ka ardhur pasi Austria pezulloi një dërgesë të vaksinave pasi një grua humbi jetën për shkak të mpiksjes së gjaku dhe një rasti tjetër të raportuar të një pacienti për bllokimin e arterieve pulmonare.

Dërgesa e vaksinave, rreth 1 milionë doza për 17 vende të BE, është pezulluar në katër shtete, Estoni, Lituani, Luksemburg dhe Lituani duke cituar “masa sigurie paraprake”.

Rregullatori i barnave tha se deri ditën e martë janë raportuar 22 raste të mpiksjes së gjakut në mesin e 3 milionë të vaksinuarva me AstraZeneca në Zonën Ekonomike Europiane.

Pikëpyetje të hershme mbi dozën dhe efikasitetin e vaksinës

Më parë, AstraZeneca u kritikua për efikasitetin e vaksinës, pavarësisht se rezultatet në fazën e tretë të testimit ishin të mira.

Autoritetet gjermane thanë se nuk do ta rekomandonin vaksinën për individë mbi moshën 65-vjeç, lëvizja e cila u përkrah edhe nga disa vende të tjera anëtare duke e cituar si një “mungesë informacioni në të dhënat mbi testimin individëve më të rritur”.

Më pas, Franca e tërhoqi këtë vendim dhe konfirmoi se vaksina mund të administrohet edhe tek personat e moshës 65-74 vjeç.

Pavarësisht debateve, vaksina AstraZeneca ka provuar se ul rastet e rënda me COVID-19

Sipas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar, një dozë e vetme e vaksinës mund të reduktojë rastet e shtrimeve në spital në sasi të konsiderueshme.

Sipas një studimi në Skoci ku kanë marrë pjesë 500 mijë persona që kishin marrë vaksinën rezultonte se një dozë e vetme ulte numrin e të shtruarve në spital me 94 për qind.

Çfarë ka thënë AstraZeneca?

“Siguria e pacientit është prioriteti ynë më i lartë”, shkruan kompania në një deklaratë për Euroneës.

“Rregullatorët kanë standarde sigurie të forta për miratimin e barnave të reja dhe kjo përfshin dhe vaksinën AstraZeneca”.

“Siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në fazën e tretë të testimeve klinike dhe të dhënat e rishikuara nga shkencëtarët konfirmojnë se vaksina është në përgjithësi e tolerueshme”./Burimi:EuroNews

Youtube

Arkiva

Kategoritë