Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të trajtoni aknet e provokuara nga maska

Si fillim, duhet të kuptoni çdo të thotë termi Maskne. Me ketë fjalë kuptohen aknet e jashtme të shkaktuara nga mbajtja e gjatë e maskës. Pra, bëhet fjalë për një reaksion alergjik të lëkurës që është vërejtur në këtë periudhë të veçantë. Pandemia kështu, vazhdon të bëjëdëme edhe nga pikpamja e bukurisë dhe mirëqenies. Ky fenomen, përveçse jo estetik, mund të provkojë dhe bezdisje të ndryshme.

Si manifestohet maskne

Ky irritim shkaktohet nga kontakti i zgjatur i pëlhurs së maskës me lëkurën. Ky faktor i fundit, në kombinim me mundesën e oksigjenit, thekson inflamacionin e lëkurës. Si pasojë mund të vërehen puçrra me ngjyrë të bardhë në pjesën e jashtme të lëkurës. Ato mund të shfaqen edhe në faqe e mjekër, pra në të gjithë zonën e fytyrës që mbulohet nga maska.

Si trajtohen këto shqetësime të provokuara nga maska

Për të luftuar këtë fenomen është e rëndësishme të bëhet një pastrim i vazhdueshëm i fytyrës. Mund të aplikoni edhe maska pastruese të përgatitura vetë. Kremrat dhe serumet duhet të jenë patjetër pjesë e rutinës suaj të bukurisë gjatë kësaj periudhe. Në rast të problemit të përsëritur, drejtohuni tek një mjek dermatolog për mjekime shtesë. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë