Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëna rrah fëmijën në Podujevë, viktima dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje, ku dyshohet se një grua ka rrahur fëmijën e saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Podujevë.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj viktimën kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë