Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina e “Pfizerit” efikase në neutralizimin e variantit brazilian të virusit

Vaksinat kundër COVID-19 e kompanive “Pfizer”/”BioNTech” kanë rezultuar e suksesshme në neutralizimin e variantit të ri të koronavirusit të përhapur shpejt në Brazil. Kështu ka treguar një studim i fundit laboratorik, i publikuar të martën.

Studimi është kryer me gjakun e marrë nga personat e vaksinuar dhe është bërë nga shkencëtarët e kompanive që e kanë prodhuar vaksinën, si dhe nga Dega e Mjekësisë në Universitetin e Teksasit.

Sipas shkencëtarëve, aftësia neutralizuese ishte përafërsisht e barabartë me efektin e vaksinës në luftimin e versioneve të tjera më pak bartëse të koronavirusit. Në anën tjetër, Kina ka lansuar të martën certifikata speciale digjitale të vaksinimit për shtetasit e saj që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit. Shumë vende kanë krijuar certifikata të tilla, madje edhe Bashkimi Evropian është pajtuar që ta bëjë një gjë tillë së shpejti, shkaku i presionit nga vendet jugore që varen nga turizmi.

Certifikatat e lëshuara nga Kina do të përmbajnë të dhëna mbi vaksinimin dhe rezultatet e testimeve për COVID-19, ka njoftuar ministria e Jashtme kineze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë