Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Pas një aksidenti të rëndë vdes gastronomi Agron Uka

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës njofton se pas një aksidenti të rëndë ka vdekur gastronomi nga Ferizaji, Agron Uka.

Me këtë rast shoqata ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit.

“Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre.

Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit.

Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!”, thuhet në njoftimin mortor të lëshuar nga  Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë