Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Mënyra e vetme më e drejtë se si bëhet ‘bench-press’ për të ndërtuar pjesën e sipërme të trupit

Me qëllimin më të mirë shumica e sportistëve bëjnë bench-press për qëndresën dhe fuqinë e gjoksit, kraharorit dhe tricepsit

Mirëpo nuk e bëjnë të gjithë në mënyrën e duhur.

Gabimi më i shpeshtë? Bërrylat e zgjatur. “Ose nuk kanë mësuar si duhet ose nuk arrijë të tërheqin me teknikën e keqe, sepse ushtrojnë vetë” (kush e sheh këtë gabim edhe te fillestarët e sapoardhur), thotë thotë Dan Baker, i cili, përveç rolit të tij në Shoqatën Australiane të Forcës dhe Kondicionit, ka qenë trajner fitnesi dhe lojtari i ragbit në Brisbane Broncos që nga viti 1995.

Shtytja nga gjoksi me bërryla në një kënd të drejtë ndaj trupit ushtron presion të fortë në arkitekturën delikate të shpatullave, dhe kështu rrit rrezikun e dëmtimit dhe mosfunksionimit kronik.

‘Bench press’ është një faktor themelor për përfitim të forcës. Mund të bëhet në pjerrtësi, gjë që ushtron forcë më shumë në kraharorë, apo në tatëpjetë që ushtron forcë më shumë në pjesë e poshtme të trupit.

Një gjë që duhet ta keni në mendje për ‘bech pressing’ është se duhet të tërhiqni kraharorët për të mos pasur lëndime.

Bëni si në vijim kur shtriheni në një stol për t’u ngritur në mënyrë më të sigurt – dhe peshën më të rëndë…

– bashkoni shpatullat tuaja
– përhapni shufrën tuaj
– shtrëngoni shufrën
– mbyllni kyçet në një vijë të drejtë me parakrahët
– përkulni shpinën dhe ngrini gjoksin
– shtypni thembrat tuaja në dysheme
– tërhiqni bërrylat afër trupit
– shtyjeni shufrën në vijë të drejtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë