Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Vazot dekoruese, një atraksion për shumë njerëz

Objektet e ndryshme dekoruese, për shkak të pamjes së bukur, vazhdojnë të ngjallin shumë interesim për njerëzit. Format e ndryshme dekoruese, të kombinuara me një finesë në punimin e tyre, janë ato që i shtyejnë qytetarët të ngarendin nëpër dyqane, në mënyrë që t’u japin pamje mbreslënëse enterierit të shtëpive të tyre.

“Familja Jonë” kontaktoi me njërën nga gratë që merret me dekorimin e shumë vazove, për të parë se sa janë të interesuar njerëzit për t’i blerë këto vazo dhe cfarë modele vazosh kërkohen nga ata.

E ajo është Afërdita, e cila me këtë profesion merret për një kohë të gjatë. Ajo tregon se fillimisht ka punuar me dekorime të ëmbëlsirave, për të vazhduar edhe me dekorime të tjera.

“E kam pasion këtë profesion. Fillimisht jam marrë me dekorimin e ëmbëlsirave, e më pas jam angazhuar dhe në dekorime të tjera”, tregon ajo për “Familja Jonë”

. Ajo më tutje thekson se interesimi për dekorime është gjithnjë në rritje, sidomos tash kur janë afër Festat e Marsit.

“Njerëzit janë shumë të interesuar për këto punime, e vecmas tani kur jemi në prag të Festave të Marsit”, shtoi ajo.

Sipas Afërditës, punimet që kërkohen më së shumti janë lulet me vazo të ndryshme dhe dekoret e tjera. Për të gjetur shumë modele dekorimi, adresa është “Afrodecore”, ku mund të gjendet edhe në Instagram me po të njëjtin emër.

Disa dekorime të “Afrodekor” i gjeni më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë