Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Pini qumësht me çokollatë pas ushtrimeve

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është mjaft i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Në të vërtetë, sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, si dhe ujë dhe elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime ekzistuese nga të cilat rreth 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë