Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina antiCOVID në Kosovë pritet të arrij deri në maj, MSh tregon se cilët persona do të vaksinohen të parët

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kosova është në mesin e shteteve që do të marrin vaksinë kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX në raundin e parë.

Shpërndarja e këtyre vaksinave nga COVAX do të bëhet në periudhën shkurt-maj 2021.

Në këtë raund, Kosova do të marrë 100 mijë e 800 doza të vaksinës.

MSh-ja ka publikuar edhe disa të dhëna se përse duhet të merret vaksina kundër COVID-19 dhe kush do të jetë personat e parë që do të vaksinohen.

“Në fazën e parë me vaksinën kundër COVID-19, do të vaksinohen punëtorët shëndetësor, personat e moshuar mbi 80 vjeç, të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Vaksina kundër COVID-19 do të jepet në dy doza në pjesën e sipërme të krahut. Pas dozës së dytë të vaksinës, nevojiten rreth dy javë për të arritur efektin e imunizimit.

MSh njofton se edhe pas vaksinimit respektimi i masave mbrojtëse duhet të vazhdojë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë