Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Spitalin e Pejës 45 pacientë me COVID-19, prej tyre 10 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 45 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve dy pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjeno- terapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 555 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta 52 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Janë lindur 12 foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe nëntë të gjinisë femërore.

451 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,191 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

Youtube

Arkiva

Kategoritë