Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Shëndeti i dhëmbëve varet nga ushqimi, jo nga pasta

Ushqimi që konsumojmë ka shumë rëndësi jo vetëm për shëndetin por edhe për dhëmbët. As pasta e dhëmbëve nuk është më e rëndësishme se ushqimi kur vjen puna tek shëndeti dhe pamja e tyre.

Dentisti australian Steven Lin ka zbuluar se cilat ushqime duhet të konsumojmë për të mbajtur dhëmbët në një gjende të mirë. Mos u befasoni nga sugjerimet e tij.

Steve thotë se duhet të konsumojmë gjalpë, sallam dhe djathë të butë. Duke shkruar në faqen e tij Lin shpjegon se ka shumë njerëz që i lajnë dhëmbët rregullisht, por pamja dhe gjendja e tyre lë ende për të dëshiruar. ‘Madje ata përdorin edhe solucione kur kanë probleme me mishin e dhëmbëve, por nuk e kuptojnë se fajin e ka ushqimi”.

Dhëmbët janë organe të gjalla dhe kërkojnë ushqimet e duhura për rigjenerimin dhe ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të smaltit dhe dentinit. Nëse nuk i kushtoni rëndësi do përfundoni me dhëmbë me ngjyrë të zbehtë, madje edhe në rënie të tyre”.

Nëse jeni duke konsumuar vitamina dhe minerale, dhëmbët do të rigjenerohen natyrshëm, duke qëndruar të fortë dhe të shëndetshëm. Por nëse nuk ushqeni trupin me ushqyesit e duhur, bakteret dhe acidet në gojë pengojnë këtë proces natyror, duke bërë që dhëmbët të prishen më shpejt sa rigjenerimi.

Nuk është vetëm sheqeri që shkakton kavitete, është mungesa e ushqyesve që forcojnë dhëmbët”, thotë Lin. “Kequshqyerja është bërë e përhapur për shkak të dietave të këtyre kohëve moderne ”Pra, çfarë duhet të hahet? Të gjitha produktet më poshtë kanë vitamina të domosdoshme: A, D, K2 dhe E.

Vitamina A: Mëlçia e viçit, peshku, qumështi dhe vezët.
Vitamina D: peshku yndyror, kërpudhat dhe produktet e qumështit.
Vitamina K2: djathë të butë, vezë, gjalpë, mëlçi dhe sallam.
Vitamina E: spinaqi, brokoli dhe arra.

Me një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese, do të mbani dhëmbët në kontroll, trupin në formë dhe lëkurën në pigmentin dhe elasticitetin e duhur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë