Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Qaforet unike të punuara nga gratë e Drenasit, sërish në treg

Në fushatën e Marsit “Dhuroje për Nënën” e organizuar nga grupi “Për Familjet në Nevojë”, Qendra e Gruas “Mami”, dhe “Forumi për iniciativa Qytetare” për një javë u shiten 400 qafore të punuara nga duart e grave anëtare të “Qendrës për Promovimin e të drejtave të Grave në Drenas” duke u mbledhur kështu një fond prej 4000 eurove për këtë Qendër.

Numri I kërkesave për këto qafore unike rritej çdo ditë e më shumë, e edhe më shumë rritej motive I këtyre grave të cilat këtë punë e kanë bukë për familjet e tyre.

Përkrahja e madhe qytetare, mbledhja e mjeteve financiare I ka shtyrë ato që të rrisin numrin e punimeve në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e tregut.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Qendrës në Facebook:

“Të dashur miq, të gjithë ju që jeni interesuar për varëset të cilat punohen nga gratë e Qendrës sonë, nga sot ju njoftojmë që mundeni me i porositë, dhe në këtë mënyrë secili nga ju mund të ketë mundësi që në shtëpitë e juaja të ketë një pjesë të historisë sonë. Të gjitha varëset janë unike dhe asnjëra nga varëset nuk janë të njëjta(kjo është njëherit edhe e veçanta e tyre), andaj ju lusim për mirëkuptim në rast se nuk mundemi që të ju ofrojmë varëse identike. Me blerjen e tyre ju ndihmoni në fuqizimin e grave të cilat u keqtrajtuan gjatë luftës . Varëset munden me u porosit duke kontaktuar në privat, ose gjinden edhe tek hotel Sirus në Prishtinë

Youtube

Arkiva

Kategoritë