Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
A është pushtuar trupi juaj nga toksinat!

Toksinat janë të pranishme kudo rreth nesh; në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe ushqimin e përditshëm.

Madje edhe smartphone juaj i shumëdëshiruar është një strehim i vërtetë për baktere nga më të ndryshmet.

Çështja është se kur toksinat akumulohen me shumicë në trupin tuaj, rrezikoheni të sëmureni tepër rëndë.

Lexoni disa prej simptomave të cilat tregojnë nëse edhe ju keni një problem të tillë.

Vuani nga kapsllëku – Kur hamë diçka rrezikojmë të konsumojmë bashkë me ushqimin në fjalë ëshë kimikate si ngjyrues apo aromatizues artificialë.

Kështu zorrëve u jepet detyra e vështirë për të shkrirë toksinat e lartpërmendura, që shkaktojnë gjendjen e kapsllëkut.

Ngrënia e ushqimit organik, pirja me shumicë e ujit dhe kufizimi i alkoolit do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Gjendje trullosjeje – Nëse ndiheni si të hutuar dhe nuk arrini të përqëndroheni në mëngjes ndonëse keni fjetur shumë mirë gjatë natës, arsyeja mund të jenë toksinat.

Ajo që duhet të dini është se këto lëndë të dëmshme shkaktojnë “tharjen” e vitaminave dhe mineraleve esenciale, që trupi i përdor në shërbim të mirëfunksionimit.

Është e njëjta gjë që ndodh me makinën tuaj në momentin që i fusni vajt aspak cilësor.

Deodorantët nuk ju bëjnë punë – Ndonëse keni bërë dush në mëngjes dhe fill pas tij keni hedhur deodorant, ende ndjeni se trupi juaj mban një aromë të pakëndshme dhe mbi të gjitha, shumë të fortë. Shkaku? Sërish toksinat. Gjatë tretjes së tyre çlirohen gazra të shumtë, të cilët ia dalin të arratisen jashtë trupit tuaj përmes të poreve.

Po kështu aroma e gojës ka ndryshuar – Përgjithësisht, era e keqe e gojës lidhet drejtpërsëdrejti me problemet e tretjes. Kjo ndodh kur sistemi tretës lufton dhe stërmundohet për të tretur gjithë çfarë ju hani. Por gjithashtu, këto probleme me tretjen mund të vijnë edhe si pasojë e toksinave të grumbulluara.

Po ju bien flokët me shumicë – Ayseja mund të jenë toksina si: arseniku, plumbi apo taliumi, i cili gjendet në tymin e cigareve.

Shtim në peshë – Toksinat mund të ndikojnë negativisht në nivelin e disa hormoneve të caktuara në trup, që janë përgjegjëse për ruajtjen e peshës. Kalimi në një dietë të shëndetshme organike dhe mundësimi i detoksifikimit të plotë do t’ju ndihmojë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë