Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që nuk duhet kombinuar

Shpesh mendojmë që po ushqehemi shëndetshëm, dhe bëjmë kombinime të ndryshme të frutave, perimeve e mishit.

Por në fakt ne bëjmë të kundërtën, rëndojmë organizmin tonë, sepse jo të gjitha ushqimet kombinohen mirë me njëra tjetrën.

Mishin me patate, këtë ushqim tradicional duhet ta harrojmë.

Arsyeja është që proteinat treten në stomak, ndërsa niseshteja nga patatja në zorrën e hollë dhe ky kombinim e ngadalëson konsiderueshëm metabolizmin.

Qumështi duhet të jetë shujtë më vete dhe me të nuk duhet të hani asgjë. Megjithatë, kombinimi i mjaltit me qumësht nuk vjen vetëm nga thënia popullore, por një lugë mjaltë me qumësht do të jetë e dobishme për tretjen.

Kafja dhe vezët, ky është kombinim jashtëzakonisht i keq, sepse polifenolet nga kafja reduktojnë absorbimin e hekurit nga vezët dhe reduktojnë nivelin e kalciumit në eshtra.

Perimet e gjelbra pa niseshte dhe produktet e qumështit. Përbërësit e perimeve të gjelbra me gjethe që nuk përmbajnë niseshte bllokojnë absorbimin e kalciumit nga qumështi. Prandaj, në vend se me qumësht, çka është kombinim shumë i popullarizuar, spinaqin kombinojeni me mishin e pulës dhe peshkut.

E frutat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe antioksidantëve, por përmbajnë acide të cilat çojnë deri te fermentimi në stomak, çka ngadalëson tretjen e ushqimit tjetër. Po ashtu, pemët shkaktojnë fryrje të barkut, prandaj më së miri është të hahen në stomak të zbrazët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë