Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Studim-Suplementi befasues i cili mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për Covid-19

Përtej të dhënave të hershme të vaksinave të Pfizer e Moderna dhe zhvillimeve premtuese në trajtimet e mundshme, ne gjithashtu kemi fituar njohuri të reja për mënyrat se si mund ta marrim ‘sigurinë tonë në duart tona’.

Një pasqyrë e tillë, e botuar së fundmi në revistën ‘PLOS Biology’, ka identifikuar një suplement që thjesht mund të ulë ndjeshëm rrezikun e Covidit dhe ajo është: melatonina, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

Duke përdorur një platformë të inteligjencës artificiale të krijuar për të identifikuar barna të mundshme që mund të ripozicionohen për të luftuar Covid-19, studiuesit kërkuan të dhënat nga regjistri ‘Covid-19 i Klinikës Cleveland’.

Ata zbuluan se pacientë që rregullisht merrnin melatonin kishin 30 për qind më pak të ngjarë të dilnin pozitivë për SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Veçanërisht, zvogëlimi i rrezikut ishte edhe më i ashpër midis afrikano-amerikanëve: shanset e tyre për të kontraktuar koronavirus u ulën me 52 përqind krahasuar me grupin e përgjithshëm të pacientëve.

Kjo qëndroi e vërtetë pasi u përshtat për “moshën, racën, historinë e pirjes së duhanit dhe sëmundjet e ndryshme, gjegjësisht bashkë-sëmundjeve”, shpjegon studimi.

Mirëpo, mjekët paralajmërojnë se nuk duhet të filloni të merrni suplemente të melatoninës pa folur më parë me mjekun tuaj.

Siç thekson Klinika Mayo, melatonina mund të vijë me efekte anësore të lehta, duke përfshirë dhimbje koke, marramendje, të përziera, dhe përgjumje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë